Te dhenat e pyetesorit te programuesve 2024

Ashtu si para 2 vitesh edhe kete vit 2024 bera nje pyetsor ne lidhje me te dhenat mbi programuesit, pagat dhe trendet e ardhshme ne kete profesion.

Per kete pyetsor pjesmarrja ishte dhe me e larte se i pari nga ku patem 346 persona te cilet u pergjigjen.

Per te pare rezultatet e pyetsorit te pare mund te shikoni here.

Vazhdojme me rezultate e pyetesorit te dyte ku si fillim shihet se kete industri e dominojne meshkujt me 67.6% dhe femrat 31.5% dhe pjesa tjeter ka zgjedhur mos ta specifikoje gjinine 0.9%.

Ne pyetjen e dyte e cila ka te beje me moshen veme re se shumica e personva jane mes moshes 20-30 vjec ku 20-25 jane 41.3%, 25-30 jane 41.9  dhe pjesa tjeter qe ze nje perqindje te madhe eshte grupmosha 30-40 me 14.2% mbi 40 1.4% dhe nen 20 1.2%. 

Per sa i perket eksperiences veme re se gjerat jane te baraspeshuara, gati te gjitha opsionet vertiten rreth 20% megjithese pjesa me e madhe ndodhet mes 2-4 vite eksperience  dhe pjesa me e vogel me me pak se 1 vit eksperience 9%

Per sa i perket menyres se gjendjes se punes % me te madhe e ze LinkedIn me 41.4%  dhe i dyti ne rradhe eshte referenca nga nje mik me 28.8% keshtu qe mbajeni mire me LinkedIn-in dhe shokun tuaj programues.

Pasi kemi thene kete kalojme te gjerat qe ne interesohemi shume, PAGA. 

Sipas pyetsorit Pagat nuk jane dhe ne nivele aq te mira sidomos te pjesa e me pak eksperiences ku vume re se 9% ishte me me pak se nje vit nderkohe 16.1% paguhen me me pak ose baraz se 700€ , dhe  20.8% paguhen ne fashen 700-1200€.

Megjithate pozitive eshte se pjesa me e madhe 24.6% paguhen me mbi 3000€.

Vendi i dyte zihet nga 1200-2000€ me 22.5%. 

Ne kete pyetsor do te thoja qe bie miti i pageses se larte qe ne fillim te karrieres madje nje pjese e madhe 1/3 nuk marrin me shume se 1200€.

Nder teknologjite e perdorura nje pjese te madhe zene teknologjite e frontendit dhe databazat.

Nje e dhene interesante per mua eshte dhe tipi i punes ku pjesa me e madhe e te pyeturve punojne ne kompani me sisteme hibride 44% vendin e dyte onsite 27.9% dhe e fundit remote me 27.3%.

Nga te pyeturit me pak se gjysma bejne pune te dyta 36.7%.

Nga keta ndahen ne menyre te barabarte me rreth 30% per alternativat ku 33.5% bejne nje pune te dyte full-time (teorikisht punojne 16 ore).

32.3% bejne pune part time dhe pjesa e mbetur pune me projekte.

Arsyet e punes se dyte per shumicen e te punesuarve eshte sepse puna e pare nuk i ploteson nevojat ekonomike (pra dhe nje programues qe supozohet qe merr mbi mesatare detyrohet te punoje pune te dyte sepse e para nuk permbush nevojat ekonomike te tij) 39.4%

Ne vendin e dyte eshte kategoria qe punon sepse gjithmone kerkon me shume nga vetja me 38.7% dhe pasohet nga “Jam mesuar me shume pune” 18% dhe 3.6 “Nuk ka sesi mbush kohen”.

Per sa i perket puneve te dyta ndahen 50-50 per sa i perket vendodhjeve te kompanive pra 50% kompani brenda vendit dhe 50% jashte vendit.

A ka ndikuar AI ne punen tuaj?

Pjesa me e madhe 63.6% e shikon si pozitive ndikim e ai ne pune. Pjesa e dyte me e madhe nuk mendon se ka ndikuar fare 29.3% dhe 6.5% mendon se ka ndikuar negativisht ne pune.

Pyetjes se fundit per sa i perket tregut te punes ne Shqiperi ka patur pergjigje interesante ku % me e larte mendon se tregu eshte ne renie me 32.5%.
Ne vendin e dyte qe eshte nje pergjigje e sugjeruar nga nje i pyetur “Ne Shqiperi po saturohet nga joprofesioniste qe nuk dine gje dhe kerkojne te paguhen shume” ka marre 30.7% te votave.
15.2% e sheh si pozitiv dhe shprehet se eshte ne rritje dhe 9.1% mendon se eshte njelloj.

Mendoj se ky pyetsor ka nxjerr ne pah te dhena shume interesante dhe tregon qe nuk eshte aq “bahce me lule” sa reklamohet kryesisht nga qendrat e kurseve (nuk kam gje personale me to).

Per rezultatet e plota mund te klikoni here

I'm a passionate developer working and learning daily new technologies. I also have been a mentor for youngster to find tech related jobs in Albania, by giving advice, CV review, etc. My main and preferable tech stack are: .Net core, C#, AEM I also have other experience with different technologies. For the moment I work as AEM developer.

Leave a Reply

Required fields are marked *