CV? Këshilla sesi ta përmisoni cv-në tuaj.

A keni degjuar dhe ju fjalen CV neper postimet e punes ose kur keni dashur te aplikoni diku ju kane thene “Me dergo CV”.
Cfare eshte nje CV? CV eshte akronimi i Curriculum Vitae qe vjen nga latinishtja dhe nuk eshte gje tjeter nje permbledhje e eksperiencave te punes dhe kualifikimeve tuaja.

Duke qene se kur aplikoni ne pozicione pune je ne konkurence me njerez te tjere se kush do ta fitoje ate vend dhe shkrimi i nje CV te mire rrit shanset e punesimit.

Cfare e ben nje CV te mire? Ne ju japim disa keshilla:

1. Bejeni me nje strukture te qarte

  • Nje strukture e qarte perfshin fillimisht nje prezantim te vogel te pergjithshem mbi veten.
  • Eksperiencat e meparshme te punes
  • Arsimimin tuaj
  • Kurse apo certifikata te cilat kane te bejne me aftesite e kerkuar ne pune
  • Vecorite tuaja te forta si person te cilave koheve te fundit po i jepet shume rendesi (soft skills)
  • E fundit hobbyt, patentat, etj

2. Mos perdorni shume ngjyra dhe kolona

Nqs perdorni ngjyra te ndryshme ne CV apo shume kolona do jete e veshtire per rekrutuesin te lexoje gjerat e rendesishme e cila eshte eksperienca juaj ne pune.

Mundohuni ta mbani sa me te thjeshte ne kete aspekt.

Normalisht duhet ndare me Nentitujt sipas kategorive qe permendem me lart.

3. Eksperiencat duhen ne rend kronologjik zbrites

Kam pare shume njerez qe e bejne kete gabim dhe vendosin punen e pare te paren dhe punen aktuale ne fund.

Puna aktuale duhet te jete e para dhe puna e pare duhet e fundit.

Kjo per faktin se rekrutuesi deshiron te di njohurit e tua me te fresketa apo aftesite qe ti po perdor per momentin dhe jo ato qe ke perdorur para 5 viteve.

Imagjino te shkruaj une punen time te pare ku kam qene nje asistent instruktor dhe aty te jene aftesi si C++, apo mesimdhenie.

Nderkohe une tani perdor Java dhe JavaScript cdo dite.

Per me teper thuhet se ke 10 sekonda kohe per ti rene ne sy nje rekrutuesi me CV tende dhe nuk do ta humbasesh ate me aftesi qe ndoshta si ke me.

4. Jepini prioritet arritjeve tuaja ne pune

Shkruani arritjet tuaja ne pozicionin e punes.

Psh. nqs jeni ngritur ne detyre per nje periudhe te shkurter kohe, keni zgjidhur nej problem te caktuar qe vlen te permendet.

Keni arritur te ulni kosto ne nje ose keni transformuar nje departament etj.

Pas ketyre mos harroni te shkruani dhe detyrat e perditshme.

5. Fokusojeni CV te pozicioni qe po aplikoni

Nqs jeni duke ndryshuar fushe apo profesion vendos informacion qe ka lidhje me pozicionin e ri.

Mos perdoni te njejten CV per pozicione te ndryshme pasi kjo mund te ul ndjeshem shanset tuaja per interviste.

6. Mos genjeni

Te gjithe jemi ne kerkim te nje pune dhe ndonjehere duam me patjeter. Ama nuk duhet te genjejme per eksperiencat dhe aftesite sepse CV nuk eshte e mjaftueshme ne nje pozicion pune dhe ne interviste pastaj mund te na dalin genjeshtrat apo gjate procesit te punes.

7. Vendosni linkun e LinkedIn

Vendosni linqet e rrjeteve profesionale sic eshte LinkedIn apo te platformave te tjera ku mund te tregohet puna juaj.

Psh nje zhvillues duhet te vendosi linkun e github apo te nje platforme te ngjashme ku tregohet puna.

Nje designer mund te vendosi linkun e Behance e keshtu me rradhe.

 

Keto ishin disa nga keshillat kryesore qe jane per te shkruajtur nje CV te mire dhe ju sugjerojme ti ndiqni ne procesin tuaj te punesimit.

Edhe pse CV eshte shume e rendesishme, gjithashtu e rendesishme eshte dhe intervista keshtu qe mundohuni te pergatiteni sa me mire per te lene nje pershtypje te mire te punedhenesi.

Per cdo pyetje qe mund te keni mund te na shkruani ne socials@agilitypartnersal.com

15 Comments

Leave a Reply

Required fields are marked *